Lamine Yamal aktualisht më shumë paguhet nga Adidas se nga Barcelona

by Nexhat

Lamine Yamal është padyshim talenti më i madh në botë dhe një nga lojtarët më të kërkuar.

Në shkurt të këtij viti, Lamine Yamal nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me markën e veshjeve sportive Adidas

banner

Marrëveshja i lejon Yamal të veshë këpucët sportive nga linja ‘X Crazyfast’ të kompanisë së famshme të veshmbathjeve.

Tani është zbuluar se Yamal do të fitojë 3.2 milionë euro në vit nga kjo marrëveshje.

Këtë javë, Lamine postoi disa foto duke promovuar Adidas në Instagram dhe postimi tashmë ka mbledhur më shumë se 1.4 milionë pëlqime.

Ndërkohë, Lamine aktualisht fiton 1.6 milionë euro në vit te Barcelona, por kjo është vetëm paga bruto pasi në neto ai nuk arrin më shumë se 1 milionë euro në vit

Kështu, Adidas aktualisht e paguan Lamine më shumë se dyfishin e asaj që ai merr çdo muaj në Barca.

Megjithatë, raporte të shumta sugjerojnë se Barcelona tashmë është duke punuar për një kontratë të re për Lamine Yamal, ku pritet ta bëjë adoloshentin ndër më të paguarin në klub

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy