LDK-ja thotë se kryetari i Gjilanit e kurdisi një konkurs në Drejtorinë e Arsimit: Fatlumët, të gjithë familjarë të pushtetarëve

by Nexhat

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mbajti të shtunën një konferencë për media, në të cilën e akuzoi kryetarin e komunës, Alban Hysenin e Lëvizjes Vetëvendosje se po e kurdis një konkurs të fundit në Drejtorinë e Arsimit.

LDK-ja thotë se ata që përfituan nga ky konkurs janë të gjithë familjarë të pushtetarëve.

banner

“LDK me kohë ka paralajmëruar për kurdisjet që po i bënë Hyseni i VV-së në konkursin e fundit në Drejtorinë e Arsimit, proces në të cilin janë përfshirë edhe deputetë të kësaj partie e drejtori i DKA-së. Kjo çfarë ka bërë Alban Hyseni në këtë konkurs, i humb shpresën çdo të riu e të reje se mund të punësohen pa qenë pjesë e partisë në tyre, dhe jo vetem kaq. Duhet të jesh kunatë, balldeskë, kusheri apo shofer i kryetarit Alban Hyseni, deputetes Arjeta Rexhepi dhe deputetit Luan Aliu, si dhe drejtorit të Arsimit, Shpend Nuhiu. Nuk duhet ta harrojmë premtimin e krerëve të kësaj partie me termin se në qeverisjen e tyre do të vije “Era Shtet”, ndërkohë që e bënë pikërisht të kundërtën, duke shkelur me dy këmbët barazinë në punësim e konkurrencën”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Emrat e fatlumeve nga ky konkurs, që janë të gjithë familjarë të afërt me pushtetarët, janë: Valdrina Iseni – Kunata e Alban Hysenit, administratorit të Komunës. Vlora Nuhiu – Kunata e Shpend Nuhiut – Drejtorit të Arsmit, i cili për një muaj mandat, bëri 2 punësime familijare. Donika Ukshini- Vajza e xhaxhait të Ardita Ukshini- këshilltare e pushtetit aktual. Bleona Arifi – Aktiviste e Vetëvendosje! Mile Kastrati – Balldeska e Shpend Nuhiut, Drejtor i Arsimit në Gjilan. Laura Sylejmani- Kunata e Arijanit Sadikut, ish- kryesuesit të Kuvendit Komunal. Floresë Zeqiri- Mbesa e burrit të deputetes, Arjeta Rexhepi. Mimoza Alidemi – Balldeska e deputetit Luan Aliu. Ajshe Berisha- Gruaja e fotografit të Alban Hysenit”, thotë LDK-ja.

Dega e LDK-së në Gjilan ka paralajmëruar se “nëse me këtë konkurs nuk merren organet e drejtësisë, për të shpërfaqur të gjitha parregullsitë në tërësinë e tij, pergjatë të cilit gjejmë parregullsi dhe shkelje të të gjitha neneve të UA për rekrutimin e mësimdhënsëve” atëherë “sistemi arsimor në Gjilan me këtë konkurs, do të shënojë degradimin më të madh në historinë e arsimit në Gjilan”

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy