SpaceX planifikon të nisë rreth pesë Anije të hapësirës pa ekuipazh në Mars brenda dy viteve, keshtu tha sot e diele, shefi ekzekutiv Elon Musk, në një postim në platformën e mediave sociale X.
“Nëse të gjithë ata zbarkojnë në mënyrë të sigurtë, atëherë misionet me ekuipazh janë të mundshme për katër vjet,” tha ai, duke shtuar se në rast të ndonjë sfide misionet e ekuipazhit do të shtyhen edhe dy vjet të tjera.
“Pavarësisht se çfarë do të ndodhë me suksesin e uljes, SpaceX do të rrisë numrin e anijeve kozmike që udhëtojnë në Mars në mënyrë eksponenciale me çdo mundësi tranziti,” tha themeluesi i SpaceX.
Duke postuar ne platformen X, Musk përmendi nisjen e anijes per udhetim ne hapersire pa ekuipazh për në Mars në fillim të këtij muaji, duke thënë se “anijen e parë të hapësirës për në Mars do të nisë pas 2 vjetësh kur të hapet dritarja e ardhshme e transferimit Tokë-Mars”./Reuters