Super Milan në “Derby della Madoninna” – dominues dhe fitues ndaj Interit

by Nexhat

Milani ka arritur të shënojë fitore ndaj Interit me rezultat 2-1 në “Derby della Madoninna” në kuadër të javës së pestë të Serie A. 

Ndeshja nisi shumë mirë për kuqezinjtë, që rrezikuan të parët me Alvaro Morata, që gjuajti bukur, por Yann Sommer bëri pritje të bukur. 

banner

Në minutën e 10-të, Milan mori epërisë, pasi Christian Pulisic, mori një top nga gjysma e fushës dhe kaloi disa lojtarë të Interit duke shënuar pastaj për 1-0. 

Pas golit, Interi filloi të sulmojmë më shumë dhe Lautaro Matinez ishte afër golit, por nuk qëlloi portën. 

Në minutën e 28-të, shifrat u barazuan, kur Federico Dimarco gjuajti bukur për të shënuar për 1-1.

Interi ka mundur të shkojë me epërsi në pushim, por gjuajtja e Marcus Thuram u prit nga Mike Maignan. 

Me të filluar pjesa e dytë, Yann Sommer bëri pritje të madhe, kur ndali goditjen e Leaos në minutën e 46-të. 

Tijjani Reijnders  rrezikoi në minutën e 64-të, por sërish Sommer bëri pritje të bukur. 

Në minutën e 66-të, gjyqtari Maurizio Mariani akordoi penallti për Milanin, por në VAR u pa që Lautaro Martinez nuk luajti me dorë dhe vendimi u anulua.  

Interi kishte vetëm një rast në pjesën e dytë, me Martinez që nuk arriti ta kalojë portierin Maignan

Kuqezinjtë vazhduan me sulme, duke treguar se ishin shumë më të mirë në pjesën e dytë, kur Leao gjuajti bukur, por Sommer ishte sërish në vend. 

Në minutën e 77-të, Tammy Abraham,, kishte po ashtu rast të mirë, por nuk gjeti rrjetën. 

Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim, Tijjani Reijnders asistoi te Matteo Gabbia që shënoi me kokë në minutën e 89-të për 2-1

https://twitter.com/i/status/1837953898486943976

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Milani iu kthye fitoreve në derbi ndaj Interit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy