Drita ka fituar me rezultat minimal 1-0 derbin ndaj Ballkanit që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar.
Këtë takim më mirë e nisën vendasit që patën dy mundësi të mira shënimi, fillimisht me Veton Tushën (5’) dhe pastaj me Blerim Krasniqin (8’) por nuk e gjetën rrugën e rrjetës
Mysafirët në ndërkohë rastin e parë serioz në këtë sfidë e patën me Sunday Adetunjin i cili në minutën e 27-të lëshoi një mundësi ideale për gol.
Në pjesën e dytë Ballkani mori një goditje të rëndë pas ndëshkimit me karton të kuq të Bernard Karricës duke u detyruar që të luajnë me një lojtar më pak në fushë deri në përfundim të ndeshjes
Drita e shfrytëzoi mirë avantazhin numerik në fushë duke arritur që eventualisht të shënojnë golin që iu dha tri pikë.
‘Heroi’ i Dritës në këtë derbi ishte mesfushori Albert Dabiqaj i cili shënoi me kokë në minutën e 83-të për 1-0 pas asistimit të Egzon Bejtullait.
Pas javës gjashtë Drita tashmë shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe mban pozitën e gjashtë por me dy ndeshje më pak të luajtura., ndërsa Ballkani ka dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e tretë.
Javën e ardhshme Drita do të luajë në Klinë ndaj Dukagjinit ndërsa Ballkani do të jetë nikoqir i Ferizajt