Alarmon zyrtari i PDK’së, këto janë pasojat e përjashtimit të mundshëm nga CEFTA

by Nexhat

Arben Mustafa, “ministër” në hije i financave nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka alarmuar teksa ka përmendur mundësinë që Kosova të përjashtohet nga CEFTA.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo do të shkatonte rënie të eksportëve dhe të prodhimit.

banner

Po ashtu ka deklaruar se një përjashtim i tillë do të ndikonte në rritjen e çmimeve për shkak të importeve më të shtrenjta.

“Përjashtimi i mundshëm nga CEFTA do të nënkuptonte izolim tregtar dhe ekonomik, që do të shkaktonte: rënie të eksporteve dhe të prodhimit importe më të shtrenjta dhe rritje të mëtejme të çmimeve në Kosovë, dhe dekurajim total të investimeve, sepse askush nuk dëshiron të investojë në një ekonomi të izoluar”.

“Nga izolimi aktual, pa njohje, pa anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe nën sanksione të BE-së, po rrezikojmë të ecim drejt një izolimi edhe më të theksuar ekonomik e diplomatik. Kah po shkon ky shtet?”, ka thënë ai.

Zyrtarë të lartë gjermanë kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat rajonale tregtare, nëse vazhdon të ngulë këmbë në ndalesën që zbaton ndaj importit të mallrave nga Serbia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy