Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva është tallur brutalisht me Arsenalin për mungesën e trofeve pas barazimit 2-2 në ‘Etihad Stadium’.
Dy ekipet u përballën me njëra-tjetrën pasditen e së dielës në një ndeshje e cila u shoqërua me shumë polemika për shkak të ndarjes së drejtësisë
Për vendasit golat i shënuan Erling Haaland dhe John Stones ndërsa për mysafirët realizuan Riccardo Calafiori dhe Gabriel Magalhaes.
Duke folur për një televizion brazilian pas ndeshjes, Bernardo Silva u pyet për të treguar diferencën mes takimeve që City ka zhvilluar ndaj Liverpoolit dhe ndaj Arsenalit.
“Ndoshta sepse Liverpooli tashmë ka fituar Ligën Premier dhe Arsenali nuk e ka bërë këtë. Liverpooli, gjatë asaj kohe, kishte fituar gjithashtu Ligën e Kampionëve, ndërsa Arsenali nuk e kishte bërë këtë”.
“Liverpooli gjithmonë ka luajtur ndaj nesh për të fituar ndeshjen. Nga kjo perspektivë, ndeshjet tona ndaj Arsenalit nuk kanë qenë siç kanë qenë ndeshjet ndaj Liverpoolit dhe janë ende”, ka thënë Silva.
“Pak a shumë vetëm një skuadër erdhi për të luajtur futboll, të tjerët erdhën për të luajtur në ato limite sa ishte e mundur dhe aq sa gjyqtari lejoi, fatkeqësisht”.
“Por në fund ishte një barazim. Më e mira që mund të bënim ishte një barazim. Nuk jemi të lumtur, ne deshëm tri pikët”, përfundoi portugezi.