De Paul tregohet i sinqertë: Te Argjentina bëjmë gjithçka vetëm për Messin

by Nexhat

Kombëtarja e Argjentinës është aktualisht kampioni në fuqi i botës, por këtë verë ata fituan edhe Kupën e Amerikës.

Futbollistët e Kombëtares argjentinase janë shumë të lidhur mes vete dhe është një grup që funksionon mjaftë mirë.

banner

Një nga liderët e Argjentinës, Rodrigo De Paul ka thënë se ata gjithçka që bëjnë e bëjnë për Leo Messin.

“Messi është kapiteni i anijes skuadra kombëtare e Argjentinës. Gjithçka që bëjmë është për të, e bëjmë me kënaqësi”, tha Rodrigo de Paul.

“Ne duam që ai të jetë gjithmonë në faqen e parë të të gjitha gazetave dhe ne shtyjmë nga pas”, shton De Paul.

De Paul vulos mbështetjen dhe adhurimin e tij të palëkundur për Leo Messin. Mesfushori i Atleticos është përmendur ndonjëherë si truproja e Messit.

Këtë verë, De Paul dhe shokët e tij siguruan që Argjentina të fitonte Kupën e Amerikës pavarësisht se Messi humbi gjysmëfinalen dhe finalen për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy