Testet e ADN-së mbi trupat e gjetur në Gaza dhe të dërguara në Tel Aviv dolën negative për të përcaktuar nëse mes tyre është i pranishëm edhe ai i liderit të Hamasit, Yahya Sinwar.
Këtë e ka raportuar kanali televiziv izraelit N12, duke specifikuar se trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore Abu Kabir për të krahasuar ADN-në e tyre me atë të Sinwar, shkruan Informim.net.
Izraeli në fakt po hetonte mundësinë, edhe pse u konsiderua menjëherë shumë e pamundur, që lideri i Hamasit të kishte vdekur, bazuar në informacionin e inteligjencës ushtarake.
Shin Bet e hodhi poshtë raportin duke besuar menjëherë se Sinwar ishte gjallë.
Sipas informacionit të inteligjencës, Sinwar duhet të ishte vrarë gjatë operacioneve të IDF në Gaza.
“Këto janë të gjitha shpresa dhe supozime të bazuara në faktin se Sinwar ka qenë i paarritshëm në javët e fundit”, i tha një zyrtar izraelit gazetarit Barak Ravid.