Haradinaj thotë se për dy vjet FSK’në e lanë mbi 400 pjesëtarë: Me qeverinë e re paga më e ulët do të jetë 1000 euro

by Nexhat

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbi 11 për qind të ushtarëve janë larguar nga FSK në vitin 2023 dhe 2024.

Ai ka thënë se kjo është alarmante dhe i ka ftuar ata të qëndrojnë sepse premton se do ta ndryshojë gjendjen.

banner

“Mbi 11 për qind e ushtarëve lëshuan FSK-në vetëm në 2023 dhe 2024. Kjo është alarmante. I ftoj të qëndrojnë, sepse ne do ta ndryshojmë gjendjen.”

Haradinaj ka thënë se në vitin 2023 FSK’në e kanë lëshuar 257 pjesëtarë e në vitin 2024 200.

Ai ka shtuar se ata si arsye kanë përmendur kushtet e rënda financioare dhe pagat e pamjaftueshme.

“Në vitin 2023, numri i pjesëtarëve që e kanë lëshuar FSK-në është 257! Në vitin 2024, ka kaluar numri prej 200. I fundit nga ta më 19 shtator 2024. Shumica nga ta përmendin kushtet e vështira financiare dhe pagat e pamjaftueshme në arsyetimin pse lëshojnë Ushtrinë.

Haradinaj ka thënë se është i shqetësuar “me trajtimin katastrofal” që Qeveria po i bën ushtrisë sonë.

“Edhe pas 4 viteve të kësaj qeverie, numri i pjesëtarëve të uniformuar është nën 4.000, ndërsa forca rezervë e FSK-së është harruar pothuajse plotësisht. Jam i shqetësuar seriozisht me këtë trajtim katastrofal që Qeveria po i bën Ushtrisë sonë, të cilën me shumë mund kemi arritur ta mandatojmë më 2018.  Ftoj rininë t’i bashkohen FSK-së dhe ftoj pjesëtarët të qëndrojnë aty.”

Ai ka premtuar se paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro.

“Ne do ta përmirësojmë me urgjencë gjendjen e tyre financiare dhe kushtet elementare të punës. Qysh në muajt e parë të Qeverisë së re, paga më e ulët në FSK do të jetë 1000 euro.”

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy