Historike, Gentjan Shaqiri kampion Evrope në FIA CEZ

by Merita

Historike! Gentjan Shaqiri shpallet kampion i Europës në garat me makina. Profesori i Universitetit të Tiranës bëhet piloti i parë shqiptar që realizon një arritje kaq të madhe.

Ai fitoi titullin kontinental në një nga garat e FIA-CEZ, për Zonën e Europës Qendrore në kategorinë Hill Climb.

banner

Kampioni kuqezi e mbylli sezonin në vendin e parë të D/E2 SS, duke regjistruar një sukses të paprecedent.

Shaqiri u pozicionua i dyti në garën e fundit sezonale në Austri, në Sant Agatha, rezultat që i mjaftoi të festonte një titull historik për atë personalisht dhe mbi të gjitha për sportet motorike shqiptare. Me njëvendëshen Tatuus FR 2000, me ngjyrë të kuqe dhe shqiponjën dykrenore, ai u rendit pas austriakut Christian Ferstl.

Pas titullit nënkampion në kategorisë D/E2 SS në Hill Climb të vitit të kaluar, piloti rriti stekën duke deklaruar se synonte të sillte në Shqipëri një titull historik. Misioni u realizua me sukses dhe tashmë kemi një kampion Europe në garat me makina, edhe pse kjo disiplinë është ende në fillimet e saj në Shqipëri. 

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy