Nën drejtimin e kryesueses, znj.Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, z.Bedri Hamza, nënkryetarit, z.Arian Tahiri, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 34-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Në këtë mbledhje të asamblesë komunale janë diskutuar disa pika të rëndësishme që ishin në rend të ditës por ai që është më shumë në interes të qytetarëve të Mitrovicës është miratimi i buxhetit për vitin 2025. Përveç buxhetit 2025, asambleja miroatoi edhe parashikimet për vitet pauses 2026 dhe 2027.
Postimi i plotë:
Fillimisht u propozuan si pika shtesë për rend të ditës; Raporti i Përformancës Komunale për vitin 2023; Raporti i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë; Kërkesë për mbështetje financiare për aktivitetet e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së; Kërkesë për mbështetje financiare për zhvillimin e aktiviteteve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kërkesë për mbështetje financiare për aktivitetet e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.
Ndërkaq, pika Propozim-Vendim për anulimin e vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02/060/01-0029209/21-3 i dt. 29.04.2021 është larguar nga rendi i ditës për këtë mbledhje.
Më tutje kryesuesja znj. Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan rendin e ditës për këtë seancë.
Në vazhdim u miratuan këto pika të rendit të ditës; Draft Buxheti për vitin 2025 dhe vlerësimet për vitet 2026-2027; Propozim-Vendim për këmbimin e pronës të paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të Arsi Company SH.P.K.; Propozim-Vendim për këmbimin e pronës të paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të Arsi Company SH.P.K. duke përfshi dhe objekti për banim/afarizëm; Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të personit fizik Blerim Emini; Propozim Vendim për miratimin e ndryshimit të emërtimit të shkollave të mesme të larta profesionale në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional- IAAP; Raporti i Përformancës Komunale për vitin 2023; Kërkesa për mbështetje financiare për aktivitetet e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së; Kërkesa për mbështetje financiare për zhvillimin e aktiviteteve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së si dhe Kërkesa për mbështetje financiare për aktivitetet e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.
Gjithashtu në këtë mbledhje u diskutuan Raporti i Përformancës Komunale për vitin 2023; Raporti i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë dhe Informatë e komisionit për vlerësim të dëmeve nga vërshimet.