Sot u mbajt takimi mes kryetarit të Komunë s së Gjilanit, Alban Hyseni dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan. Takimi ishte thirrur nga kryetari Hyseni për të diskutuar në lidhje me mos votimin e tri projektet kyce, të cilat sipas tij po shkaktojnë bllokadë totale në komunë.
Sipas një komunikate për media, LDK në Gjilan thotë se pjesë marrja në takim ishte në frymë në bashkëpunimit për të tejkaluar situatën e krijuar tash e sa muaj, mirëpo sipas tyre, ata gjetën zhgënjimin për mos gatishmërinë e sotshme në takim.
“LDK gjen zhgënjim në ndërtesën e Komunës nga mosgatishmëria e parë sot në takim”, duke theksuar se si subjekt politik nuk kanë asnjë kusht specifik për mos votimin e buxhetit për bartjen e mjeteve, por vetëm disa nga zotimet e kryetarit të tij të fushatës
“Si LDK nuk kemi asnjë kusht specifik për votimin e buxhetit të vitit 2025 dhe as për bartjen e mjeteve prej 2.5 milionë eurosh, por vetëm përmbushjen e disa zotimeve të tij të fushatës. Transparencë, llogaridhënie e punësime me meritë ka premtuar që nga fillimi. Këtë po ia kërkojmë edhe ne”, kanë thë në nga LDK.
LDK kanë listuar edhe disa nga kriteret të cilat i kërkojnë për përmbushje nga kryetari Hyseni.
“Anulimin e konkursit të fundit në Drejtorinë e Arsimit për shkak të ankesave të mëdha dhe shkeljeve ligjore e punësimeve nepotiste, partiake e klienteliste, Zbatimin e të gjitha vendimeve të Kuvendit Komunal, përfshirë vendimet për subvencionimin e Handikos, Shoqatës së të Verbërve, Qendrës Pema, e vendimet tjera”, thuhet tutje në komunikatë e LDK-së
“Ndërprerjen e të gjitha kontratave mbi vepër. Raportimin e të parit të ekzekutivit në Kuvendin Komunal sipas detyrës zyrtare dhe ligjeve në fuqi”, thanë nga LDK.
Ndryshe, në takim nuk morën pjesë nga PDK dhe AAK, derisa të njëjtit thanë se nuk e shohin të arsyshme pjesëmarrjen në këtë takim