Mbledhje elektronike e Qeverisë, emërohet kryesuesi i Bordit të Postës dhe drejtori i një agjencie – ka edhe vendime tjera

by Nexhat

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 221, kjo mbledhje ishte elektronike.

Sipas njoftimit është marrë vendim që Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës

banner

Po ashtu është emëruar Genc Metaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Po ashtu është emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

Qeveria ka ndarë  219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit.

Më poshtë të gjitha vendimet e Qeverisë:

Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë Nr.02/184 të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi z. Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.

 Emëruar z. Genc Metaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Emëruar Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike.

 Emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.

 Ndarë 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.

  Aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë.

Aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës.

Aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës.

Aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy