Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën në Kosovë, duke e akuzuar atë se ofron vetëm frikë dhe paide, duke thënë se po propagandon narrativin se “na prishën me ndërkombëtarët” dhe “po bëjnë terror mbi serbët në veri”.
Bajqinovci e përshkroi këtë si një shenjë të mjerimit dhe mungesës së vizionit nga ana e opozitës, duke theksuar se ata nuk ofrojnë asnjë ide për të mirën e qytetarëve
Ai deklaroi se Qeveria e drejtuar nga VV po punon për zhvillim, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke shprehur besimin se këto janë prioritetet e nevojshme për avancimin e vendit.
E plotë:
Opozita e mjerimit vazhdon të bëjë të vetmen ofertë për popullin: “na prishën me ndërkombëtarët, na izoluan dhe po bëjnë terror mbi serbët në veri.”
Kjo është çka ofron opozita në Kosovë – asnjë ide, asnjë vizion dhe vetëm frikë.
Ne, nga ana tjetër po punojmë për zhvillim, drejtësi dhe barazi për të gjithë qytetarët!