Rama në OKB: Shqipëria ishte viktimë e sulmeve kibernetike nga Irani

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara shqetësimin për sulmet kibernetike që kanë prekur vendin, duke theksuar se Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të ashpër nga Irani.

Rama deklaroi se sulmi tregoi qartë sa e rrezikshme mund të jetë teknologjia e avancuar nëse përdoret për qëllime të këqija

banner

“Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi të egër kibernetik nga Irani. Ne e provuam në realitet se sa shumë kjo botë e re e bazuar në teknologji mund të sjellë dëme për vendet dhe për qytetarët,” u shpreh Rama.

Ai theksoi se është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të ndërtojë një sistem ku përfitimet e teknologjisë digjitale të maksimizohen, ndërsa ndikimet negative të përdorimit të saj dashakeq të frenohen.

Më tej, kreu i qeverisë shqiptare theksoi përparimet teknologjike të vendit, duke nënvizuar se Shqipëria po përdor Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai vuri në dukje se 95% e shërbimeve publike në Shqipëri ofrohen online, duke eliminuar nevojën për radhët e gjata në sportele.

“Ne po shfrytëzojmë përparësitë e Inteligjencës Artificiale për të çuar përpara negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian,” tha Rama, duke shtuar se vendi po shqyrton ndërtimin e një modeli të ri për prokurimet publike, ku 95% e procesit do të bazohet në Inteligjencën Artificiale, duke garantuar transparencë të plotë

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy