Edon Zhegrova i prinë listës së dribluesve më të mirë këtë sezon, lë pas yje si Mbappe dhe Yamal

by Nexhat

Ylli i Kosovës dhe Lille, Edon Zhegrova është dribluesi më i mirë në top pesë ligat evropiane deri tani në sezonin 2024/25.

Zhegrova është njëri nga lojtarët e momentit në futbollin evropian, pasi paraqitjeve fantastike me klubin francez të Ligue 1, Lille

Sulmuesi anësor kosovar ka shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje në të gjitha garat, por kjo nuk është statistika e vetme pozitive e tij.

25-vjeçari nga Prishtina është dribluesi më i mirë në top pesë ligat evropiane deri tani në edicionin 2024/25

Sipas faqes ThePopFoot, Zhegrova në këtë sezon ka realizuar 28 driblime të suksesshme nga 52 tentativa, duke lënë pas vete emra të mëdhenj të futbollit evropian.

Në vendin e dytë gjendet Mohammed Kudus me 26 driblime, i pasuar nga Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal me nga 24 driblime dhe Florian Wirtz në vendin e pestë me 20 driblime të suksesshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023