Eshtë koha e lajthive, 4 arsye përse duhet t’i konsumoni rregullisht

by Merita

Lajthitë janë ndër arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut. Popullariteti i tyre nuk shuhet kurrë si pasojë e shijes së parezistueshme. Janë të vogla, por bëjnë një punë të jashtëzakonshme.

Lajthitë janë të pasura me proteina dhe vitamina. Përdorimi i tyre nuk është i limituar në kuzhinë, por shkon përtej e si rrjedhojë, përfitimet janë të panumërta. Ku ka lajthi ka shëndet të mirë.

AgroWeb.org ka identifikuar vlerat më të rëndësishme të lajthisë për trupin e njeriut.

Lajthitë Për Imunitetin

Lajthitë janë të pasura me antioksidantë të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidues. Antioksidantët përmbëjnë linjën e parë të mbrojtjes së imunitetit. Shumica e këtyre antioksidantëve janë të përqendruara në shtresën e hollë që vesh brendësinë e frutit të thatë.

Lajthitë Për Zemrën

Antioksidantët ulin nivelet e inflamacionit në trup dhe mbi të gjitha ato të kolesterolit të keq. Kësisoj, lajthitë kanë aftësinë të normalizojnë tensionin e gjakut dhe të mirëmbajnë shëndetin e zemrës.

Kundër Tumoreve

Studimet të ndryshme thonë se konsumi i lajthive është i dobishëm kundër kancerit të zorrës së trashë. Megjithatë, prania e larmishme e vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve i bën lajthitë ndër arrorët më mbrojtës të organizmit kundër sëmundjeve të tjera kancerogjene.

Lajthitë për uljen e sheqerit në gjak

Disa studime thonë se lajthitë në veçanti dhe arrorët në përgjithësi mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Kjo i atribuohet pranisë së acidit oleik që gjendet me shumicë tek lajthitë. Në këtë mënyrë, lajthitë janë të rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Megjithatë, si në çdo rast tjetër, edhe konsumi i lajthive duhet të jetë i kujdesshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023