Importi në Kosovë arrin shifra rekorde, prinë mallrat nga Turqi dhe Kina

by Nexhat

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin Gusht 2024.

Deficit tregtar ka arritur  9.4% në muajin gusht 2024  krahasuar me muajin gusht 2023.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 9,4% në muajin gusht 2024, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2023, gjegjësisht në vlerë prej 498,5 milion euro, krahasuar me deficitin prej 455,8 milion Euro në vitin 2023.  ”, thuhet në rapoirtin e ASK-së.

Ndërsa  eksporti mbulon importin  me vetëm  14,4%. Eksporti i mallrave në muajin gusht 2024 kishte vlerën 83,5 milion euro, ndërsa importi 582,0 milion euro, që është një rritje prej 24,0% për eksport, si dhe një rritje prej 11,2% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 19,6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 19,2% e përbëjnë produktet minerale; 11,4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,3% e përbëjnë artikuj të ndryshëm të prodhuar; etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15,9% e përbëjnë produktet minerale; 14,2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 11,4% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,9% e përbëjnë mjetet e transportit; etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,8 milion Euro, ose 18,9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,1%) dhe SHBA (2,2%).  

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 264.6 milionë euro, ose 45,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (15,1%) dhe Kina (12,9%).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023