“Jo kjo, po as qeveria e Azem Bejtes nuk e kish refuzu presionin e ndërkombëtarëve”, Dukagjin Gorani thotë se ia komplikuam punët vetës

by Nexhat

Analisti Dukagjin Gorani thotë se një vit pas sulmit terrorist në Banjska, qeveria aktuale ia komplikoi punët vetës. Ai tha se nuk është duke u ndërtuar klimë e normalizimit.

Sipas tij, “kjo situatë na ka sjellë në situatë të izolimit ndërkombëtarë se nuk mundëm me u anëtarësu as në Këshill të Europës dhe na ka sjellë situatë që jemi nën sanskione ndërkombëtare”.

banner

“U përmend çështja e Procesit të Berlinit, krejt e dim që menjëherë pas 14 tetorit Kosova ka me heq bllokadën në mallërat serbe meqenëse presioni është aq i madh dhe alternativa është aq e keqe përjashtimi prej CEFTA-s dhe përjashtimi nga Procesi i Berlinit saqë nuk besoj që jo kjo qeveri por as qeveria e Azem Bejtes nuk e kish refuzu presionin e Bashkësisë Ndërkombëtare”, tha Gorani në Pressing, transmeton Gazeta Express.

“Ne çka presim që ka me ndodhë edhe 3-4 javë është heqja e bllokadës, mbetja në proces të Berlinit, vazhdimi në proces të Dialogut që nënkupton vazhdim i procesit të normalizimit”, tha Gorani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy