“Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar deputetja britanike, Alicia Kearns, në njëvjetorin e vrasjes së rreshterit, Afrim Bunjaku, në Banjskë të Zveçanit.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kearns ka thënë se drejtësia është e nevojshme për paqen në Ballkan.
“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut. Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”, ka shkruar deputetja britanike.
Alicia Kearns MP/One year since the Banjska attack. One year since the murder of Afrim Bunjaku. Milan Radoičić and those responsible must face justice. Justice is requisite for reconciliation and peace in the Balkans.