Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë artificiale, Gërvalla: Aleancë historike

by Nexhat

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në lansimin e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe gjigantëve të teknologjisë, e cila synon gjithpërfshirje të plotë të të gjitha shteteve të botës në zhvillim dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, pavarësisht nivelit të tyre të zhvillimit.

Gërvalla, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se aty ka qenë me ftesë të sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

banner

Shefja e Diplomacisë ka thënë se Kosova është një prej shembujve pozitiv të zhvillimit të shoqërisë, krahas teknologjisë informative.

“Kjo marrëveshje historike e partneritetit publiko-privat përfshin emra të mëdhenj të teknologjisë si Open AI, Amazon, Google, Meta, Nvidia, Microsoft, IBM dhe Anthropic, të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin dhe transformimin e shoqërive në të gjithë botën përmes inteligjencës artificiale. Kosova është një prej shembujve pozitiv të zhvillimit të shoqërisë, krahas zhvillimit të teknologjisë informative me një gjeneratë të rinjsh mendjehapur dhe të talentuar, më se të përgatitur për t’u përfshirë në këtë revolucion global”, ka shkruar ajo

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy