Në intervistën dhënë për gazetën amerikane Financial Times, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe rreth raporteve me SHBA-në dhe mundësisë së rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si president, pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në nëntor të këtij viti, transmeton Gazeta Express.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë për FT se do të punonte me këdo që do ta merrte Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se Kosova ka pasur gjuhë të përbashkët me administratën e ish-presidentit Donald Trump, përfshirë edhe thirrjen për vendet evropiane të NATO-s që të rrisin investimet dhe shpenzimet për mbrojtje
Duke folur për BE-në, Kurti ka thënë se vendosja e ekzekutivit të ri në këtë vjeshtë, ka krijuar një shans për t’u rifokusuar në rolin “agresiv” të Serbisë në Ballkan, në vend të qasjes më të but ndaj Beogradit që sipas Kurtit, BE-ja ka pasur së fundi