Kusari: Njollë e zezë, turp për RTK-në – KPM gjeti se ajo mashtroi kundër Nacionales dhe Periskopit

by Nexhat

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari thotë se “propaganda e dobët e VV-së kundër mediave përmes veglës së tij RTK-së, propagandë kjo lehtësisht e zbulueshme, mori dënimet e merituara”.

Kusari i është referuar një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave, që e ka aprovuar ankesën e Nacionales, që së bashku me Periskopin u përmendën nga Radio Televizioni i Kosovës si media që kontrollohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

banner

“Vendimi i KPM-së kundër RTK-së është njollë e zeze në historinë editoriale të transmetuesit publik, njollë për të cilën duhet të turpërohen të gjitha ata që kanë dorë në të, emrat e të cilëve i di publiku. Sot Komisioni i Pavarur për Media ka gjetur që RTK e ka mashtruar opinionin publik duke publikuar informacion të pasaktë dhe të pavërtetë kundër Nacionales Pra, në gjuhë më të thjeshtë – raportimi i RTK-së se Serbia dhe Vucici kanë blerë dhe/apo kontrollojnë mediat Nacionale dhe Periskopi janë të pavërteta, të pasakta dhe mashtrim i publikut”, shkroi Kusari në një postim në Facebook.

Paraprakisht, Kusari thotë se “edhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës kishte gjetur që RTK-ja ka raportuar të pavërteta, ka nxitur urrejtje dhe nuk i ka kontaktuar fare Nacionalen dhe Periskopin”.

“RTK-ja kontrollohet, udhëhiqet dhe qeveriset në baza ditore nga Lëvizja Vetëvendosje. Më vjen shumë mirë që ne shoqnia civile dhe mediat e kemi dokumentuar kapjen politike të RTK-së dhe kjo po mbështetet me vendime të njëpasnjëshme nga institucionet përgjegjëse”, shkruan ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy