Listë e përbashkët me PD? Përgjigjet Meta: Preferojmë të dalim me flamurin dhe logon tonë, por…

by Nexhat

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka konfirmuar se ditën e djeshme është takuar me Flamur Nokën, duke u shprehur se ka qenë një takim miqësor.

Meta tha se në këtë takim u fol për aksionin opozitar, protestat që pritet të nisin në gjithë Republikën dhe zgjedhjet e vitit 2025

I pyetur nëse do i përmbahet rregullit të PD-së, për të qenë pjesë e primareve si kandidat në Partinë Demokratike, Meta deklaroi se është i gatshëm që t’i përmbahet çdo rregulloreje të çdo partie opozitare në vend.

Meta theksoi se Partia e Lirisë do të preferonte të dilte në zgjedhjet e 2025 me flamurin dhe logon e saj, por se kjo është një çështje që nuk e vë në diskutim luajalitetin e PL ndaj aksionit të opozitës.

“PL në çdo rast do donte fitoren e opozitës. Në radhë të dytë vendosjen e fitores së opozitës si objektiv të përbashkët të gjithë forcave opozitare dhe do të preferonte që të dilte me logon dhe flamurin e saj, por kjo është një çështje që nuk e vë në diskutuam luajalitetin e PL ndaj aksionit opozitar”, deklaroi Meta

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023