Me aktivitete të ndryshme, Kurti sot nderon Heroin, Afrim Bunjaku

by engel

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani dhe terroristi Millan Radoiçiq, sulmoi pjesën veriore dhe Policinë e Kosovës. Nga ajo kohë deri më sot kanë ndodhur shumë zhvillime: Radoiçiq pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm, ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste. Derisa ai besohet se po qëndron në Serbi, një vit pas në fshatin tashmë të qetë të Banjskës banorët atje vazhdojnë jetojnë me misterin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar.

Para pak ditësh, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti ditë më parë aktakuzë ndaj 45 personave për përfshirje në sulmin e armatosur terrorist në veri të Kosovës, në Banjskë një vit më parë, ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

banner

Në një vjetorin e kësaj ngjarje terroriste, sot do të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Nga qeveria e Kosovës është bërë e ditur se Kryeministri Albin Kurti do të shkojë së pari për vizitë në ora 09:00 në familjen e policit tashmë Hero i Kosovës, Afrim Bunjaku i cili mbeti i vrarë gjatë aktit terrorist, dhe pastaj në ora 09:30 do të vazhdojë te varri i tij për të bërë homazhe.

Po ashtu, është lajmëruar se në ora 15:00 do të mbahet një akademi përkujtimore në Prishtinë, në shënjë nderimi dhe respekti për Heroin Afrim Bunjaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy