Një vit nga vrasja e Afrim Bunjakut: Nga Kosova i bëhet kërkesë Serbisë ta dorëzojë Radoiçiqin

by Nexhat

Më 24 shtator të vitit të kaluar, rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra nga grupi i personave të armatosur serbë në Banjskë të Zveçanit. Për udhëheqjen e këtij akti terrorist dhe agresioni ndaj territorit të Republikës së Kosovës, përgjegjësinë e kishte marrë Millan Radoiçiq, atëherë nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, Lista Serbe.

E një vit pas, nga Kosova u kërkua dorëzimi i kriminelit Radoiçiq në Kosovë,

Kryeministri Albin Kurti e bëri përgjegjëse Serbinë për tentimin e aneksimit të një pjese të Kosovës.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar t’i bëjë presion Beogradit t’i dorëzojë personat e armatosur të cilët, pas agresionit dhe pasi tre prej tyre mbetën të vrarë, u tërhoqën në Serbi.

“Serbia është përgjegjëse dhe Serbia duhet të japë përgjegjësi. Plani ishte për të ndarë Kosovën. Plani ishte të aneksohej një pjesë e territorit” të Kosovës, tha kryeministri.

Ai potencoi se grupi paramilitar “u orkestrua dhe financua nga Serbia” dhe paraprakisht në Kosovë kishte sjellë sasi të mëdha armatimi “për një konflikt më të gjerë e më të gjatë”.

Policia e Kosovës pati ndërmarrë disa aksione bastisjeje në veri të vendit, dhe kishte konfiskuar më shumë se 80 mijë fishekë. Serbia ka thënë se grupi armatosur ka vepruar i vetëm.

Sot ndërkaq, një rrugë që të çon në Banjskë ka marrë emrin e heroit Afrim Bunjaku.

Më herët gjatë këtij muaji, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngrit aktakuzë ndaj 45 personave për shkelje të rendit kushtetues dhe ligjor, për aktivitete terroriste, për financim të terrorizmit dhe për shpëlarje parash. Akuzat përbëjnë dënimin maksimal, atë të përjetshëm.

Aktualisht, vetëm tre prej tyre gjenden nën arrest, derisa të tjerët janë në arrati dhe besohet se që të gjithë janë në Serbi.

Në mesin e të akuzuarve në mungesë është edhe Millan Radoiçiq, i cili, sipas agjencisë së lajmeve AP, konsiderohet si politikan dhe biznesmen i pasur që ka lidhje me partinë udhëheqëse në Serbi, atë të presidentit Alleksandar Vuçiq.

AP raporton se vitin e kaluar, Serbia e ndaloi përkohësisht Radoiçiqin pas shkëmbimit të zjarrit me dyshimin për komplot kriminal, posedim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve dhe akte të rënda kundër sigurisë publike. Radoiçiqi i ka mohuar akuzat edhe pse më parë pranoi se ai ishte pjesë e grupit paraushtarak që vranë policin e Kosovës.

Radoiçiqi është nën sanksione amerikane dhe britanike si i dyshuar për aktivitet kriminal financiar.

BE-ja dhe ShBA-ja e kanë dënuar sulmin dhe i kanë bërë thirrje Serbisë t’i dorëzojë personat e armatosur.

Të martën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përsëriti “thirrjen për ndjekje të shpejtë penale ndaj përgjegjësve”, duke thënë se kjo është një kujtesë e nevojës për të ruajtur sigurinë dhe për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori Jeffrey Hovenier tha se “Uashingtoni pret që kryesit e veprave dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në atë krim të tmerrshëm, të mbahet plotësisht përgjegjës”.

“Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, edhe përkundër pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023