Petkoviq në Paris, takon këshilltarin e Macron, emisarin për Ballkan dhe zyrtaren e MPJ’së franceze – ankohet për Kosovën

by Nexhat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se sot në Paris ka është takuar me këshilltarin e presidentit francez, Bernard Buchëalter, si dhe të dërguarin special të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz.

Në këto takimem Petkoviq është ankuar për Kosovën, duke folur për, siç i quan ai ‘problemet dhe sfidat e dialogut’.

banner

Ai njoftoi se ka biseduar edhe për “gjendjen e vështirë të serbëve” në veri të Kosovës, për të cilat ai theksoi se të gjitha lëvizjet e Prishtinës janë të llogaritura vetëm për të destabilizuar situatën dhe për të krijuar kushte të vështira për jetë për serbët në Kosovë.

Petkoviq po ashtu ka thënë se përveç Buchëalterit, ka biseduar edhe me Margarita Beauregard, zyrtare e MPJ’së franceze, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.“Biseduam për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në dritën e raundit të fundit të mbajtur në Bruksel, por edhe situatën politike dhe të sigurisë në zonën e Kosovës, veçanërisht duke nënvizuar një sërë lëvizjesh të njëanshme dhe të përshkallëzuara nga Prishtina dhe Albin Kurti”, ka thënë Petkoviq në Instagram

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy