Politikani serb, njëherit kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), Pavle Grboviq tha sot se për Partinë Progresive Serbe (SNS) që është në pushtet, interes më i rëndësishëm shtetëror është mbrojtja e lirisë dhe kapitalit të Milan Radoiçiqit, sesa serbët në Kosovë.
“Ka një vit që regjimi i SNS-së zgjodhi prioritetet e veta dhe vuri interesin e liderit të grupit kriminal Milan Radoiçiq dhe mbrojtjen e lirisë së tij dhe kapitalit të tij përpara interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe para interesave të qytetarët e Serbisë dhe morën anën e njeriut që etiketohej si udhëheqës i grupit të organizuar kriminal”, tha Grboviq për N1.
Ai deklaroi se “rasti Banjska është bërë pengesë për çdo përmirësim të kushteve të jetesës së serbëve që jetojnë në Kosovë dhe është bërë pengesë për të gjitha marrëveshjet dhe negociatat, duke e bërë të pamundur qëndrimin ndërkombëtar të Serbisë për çështjen e Kosovës”.
“Fakti është se Radoiçiq ecën nëpër Serbi pa pengesa, se është filmuar duke festuar ditëlindjen në Kopaonik, pa marrë parasysh se ka pranuar kryerjen e një vepre penale. Nga ana tjetër studentët që luftojnë për një vend të pastër e që dolën në protesta kanë shpenzuar më shumë kohë në burg sesa ai për një akt terrorist, dhe kjo tregon qartë se cila është vendosmëria e kësaj qeverie”, ka përfunduar Grboviq