Sot po shënohet 1 vjetori i sulmit terrorist në pjesën veriore të Kosovës të cilës i kishte pri terroristi Milan Radoiçiq. Në këtë aksion, në mbrojtje të atdheut kishte rënë atëherë polici i Kosovës, sot Hero i Kosovës Afrim Bunjaku.
Në këtë ditë, kjo ngjarje po përkujtohet nga institucionet më të larta të vendit e deri te qytetarët e rëndomtë në të gjitha anët.
Presidentja e vendit znj. Vjosa Osmani e cila aktualisht ndodhet në New York për të qenë sa më afër liderëve botëror të cilët janë mbledhur në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e ka kujtuar këtë ditë me një shkrim të shkurtër në profilin e saj në facebook!
Ajo ka shkruar: “Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.
Se liria nuk ka çmim.
Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm!
Sot e përgjithmonë!”