Rama takohet me ministrin e Emirateve Arabe: Folëm për 2 projektet e energjisë që po finalizojmë bashkarisht

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed Al Jaber në New York .

Detajet i jep vetë Rama nëpërmjet një reagimi në facebook ku bën me dije se takimi me ministrin Al Jaber është bërë në kuadër të 2 projekteve të mëdha të energjisë që po finalizojnë bashkarisht.

banner

“New York – Me mikun e çmuar Sultan Ahmed Al Jaber, Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, për dy projektet e mëdha të energjisë që po finalizojmë bashkarisht, krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali”, shkruan kryeministri Rama në “Facebook”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy