U la i lirë një ditë pasi e pranoi sulmin, çfarë thotë Prokuroria e Lartë e Serbisë për Radojiçiq një vit pas Banjskës

by Nexhat

Milan Radoiçiq u lirua një ditë pasi pranoi sulmin në Banjskë, ndërsa Prokuroria e Lartë Publikë në Serbi thotë se hetimet kundër tij janë duke vazhduar.

Në tetor të vitit 2023, Milan Radoiçiç u lirua nga paraburgimi në Beograd pas më pak se një dite dhe gjatë seancës dëgjimore në prokurori ai pranoi organizimin e sulmit, duke pretenduar në të njëjtën kohë se nuk besonte se kishte kryer një krim.

banner

“Radoiçiçi e ka statusin e të dyshuarit. Urdhri për hetimet e ngarkon atë se ka kryer tri vepra penale me persona të tjerë të panjohur: shoqërim për kryerjen e veprave kriminale, prodhim, mbajtje, dhe trafikim të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe lëndëve shpërthyese dhe krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Zërin e Amerikës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy