Presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani ndodhet këto ditë në SHBA, respektivisht në New York për të ndjekur nga afër punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëndrimi i saj në New York në këto ditë sjell mundësi të mira për të takuar personalitete politike dhe për të promovuar Kosovën dhe vlerat e saja.
Siç bënë të ditur Presidentja nëpërmjet një postimi në facbook, ajo sot ka qenë pjesë e panelit në takimin vjetor në kuadër të Clinton Global Initiative.
Në këtë takim ajo ka folur për rolin dhe kontributin e grave në zhvillimin e shteteve ku ato jetojnë. Siç shkruan Presidentja, ajo ka përmendur dhe i ka marrë si shembull gratë Kosovare të cilat gjithmonë kanë qenë në ballë të çdo proçesi historik të Kosovës.
Postimi i plotë:
“Gratë në vijë të parë” ishte diskutimi i sotëm në takimin vjetor në Neë York të Clinton Global Initiative.
Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës—si në kohën e rezistencës, ashtu edhe në luftë, në shtetndërtim dhe në çdo proces vendimtar për të ardhmen tonë.