Asgjësohen 19750 kg peshk, shkak prezenca e parazitëve

by Nexhat

Inspektorati Veterinarë, zyra regjionale e AUV-së në Gjilan njoftoi se sot ka asgjësuar 19750kg peshk.

Sasia ishte e bllokuar në depon e distributorit për shkak të prezencës se parazitëve.

“Bazuar në ligjet në fuqi inspektorati kishe nxjerr masën e ndalesës për qarkullim ne treg. Mbi bazën e kategorisë si produkte i pa përshtatshëm për konsum. Pas ankesës se palës në shkallë të parë të ankesës, komisioni profesionale i Agjencisë se Ushqimit dhe veterinarisë, kishte vërtetuar se vendimi i ekipit inspektues është i bazuar dhe e mbanë në fuqi”, thuhet në njoftim.

Pala kishte të drejtë qe produktin ta kthente në vendin e origjinës ose të parashtronte kërkesën për asgjësim. Në pamundësi të kthimit produkti u asgjësua në deponin rajonale të mbeturinave Gjilan në prezencë të inspektorëve të AUV-së

“AUV pa përjashtim do të ndalojë dhe asgjësoj secilin produkte i cili rezulton se nuk i përgjigjet kushteve për konsum. Ruajtja e shëndetit të qytetarëve është synimi ynë kryesor”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023