Çfarë po ndodh me ish lojtarët e Arsenalit, një tjetër i arrestuar

by Merita

Legjenda e portës së Arsenalit dhe një ndër gardianët më të mirë që kanë luajtur në Premier League, Jens Lehman është arrestuar nga policia në Mynih, pasi dyshohet se ka ngarë makinën në gjendje të dehur.

Ai fotografua duke festuar në festivalin e madh të birrës bavareze, në Mynih të dielën. Gjermani 54 vjeçar, më pas u tërhoq nga policët jashtë festivalit të birrës dhe ishte në gjendje të keqe dhe kishte aromë alkooli, raporton Bild.

banner

Testet e frymëmarrjes duhej të anuloheshin sepse ish-portieri “nuk ishte më në gjendje të frynte” dhe në vend të kësaj u dërgua në një stacion policie për teste të mëtejshme.

Atij i është konfiskuar patenta e shoferit, ndërsa policia vijon hetimet për rastin.

Lehmann është përballur me një sërë telashe me policinë gjatë viteve të fundit. Në dhjetor 2023, ai u gjobit me 400,000 euro nga Gjykata e Qarkut Starnberg, në Bavari, për shkak se dëmtoi garazhin e një komshiut me sharrë me zinxhir për të parë më mirë liqenin Starnberg.

Një gjykatë gjithashtu e kishte dënuar për shkak se i kishte ikur një pagese të makinën për parking në aeroportin e Mynihut.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy