Kovaçevski: Kurti është pjesë e politikës në Maqedoni, ishte çelësi i formimit të koalicionit “VLEN”

by Nexhat

Ish-kryeministri i RMV-së dhe deputet aktual në Kuvend, Dimitar Kovaçevski, në paraqitjen e tij të parë në media pas zgjedhjeve të majit, ka thënë se partia e tij nuk mund të bënte koalicion me paritë shqiptare, pasi në gjithë këtë ka ndërhyrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kovaçevski tha se Kurti ka qenë çelësi i formimit të koalicionit “VLEN” dhe dërgimin e BDI-së në opozitë.

“Kurti është prezent në politikën në Maqedoni dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Ai ka përfaqësuesin e partisë së tij deputet në Kuvendin e RMV-së. LSDM nuk ka mundur të bëjë koalicion të madh me partitë shqiptare, sepse opozita shqiptare kësaj radhe u konsolidua dhe u forcua, dhe logjistikisht u mbështet nga Kosova. Kishte kandidatin e vet për president, një figurë të shquar politike, pra Arben Taravari, i cili sot është ministër i Shëndetësisë. Kjo BDI-në e vendosi në pozitën që duhet të kandidojë me kandidatin e vet për president”.

“Kështu nuk ka qenë në zgjedhjet e kaluara pesë vjet më parë, duke pasur parasysh se edhe atëherë tentimet e para i ka bërë kryeministri i Kosovës i cili ka dashur të jetë protagonist në Maqedoni dhe është protagonist në Maqedoni, sepse kur janë mbajtur takimet, koordinimi dhe koalicioni është bërë tek ai, këtë nuk e fshehin as ata pasi ka incizime, kumtesa etj”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se Vetëvendosja nuk ka pasur asgjë kundër LSDM-së, duke shtuar se janë parti simotra. Ai shtoi se Kurti “luftën” e ka pasur në bllokun politik shqiptar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023