Kuvendi e anulon logon që e miratoi javën e kaluar pas reagimeve se është e ngjashme me një arabe

by Nexhat

Kuvendi ka njoftuar se është anuluar logoja e përzgjedhur së fundi për Kuvendin e Kosovës pas kritikave për ngjashmëri me një logo të një kompanie planifikuese ekspozitash në Riad të Arabisë Saudite.

Në njotim thuhet se në mbledhjen e kryesisë së mbajtur më 23 shtator është trajtuar kjo çështje dhe është kontatuar se logoja e Kuvendit nuk duhet të ketë ngjashmëri me ndonjë logo tjetër.

“Pas njoftimit që kemi pranuar se ka pasur reagime nga persona të fushës së dizajnit apo mediatike, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 23.09.2024 e ka trajtuar çështjen e logos së Kuvendit dhe ka konstatuar se e njëjta nuk duhet të këtë ngjashmëri me ndonjë logo tjetër, pavarësisht se logoja e përzgjedhur nga Juria profesionale nuk ka qenë identike me logon më të cilën është krahasuar.”

Përfaqësues të Kuvendit janë takuar edhe me operatorin ekonomik fitues dhe është konstatuar se logoja e përzgjedhur ka ngjashmëri me logon e krahasur, “pavarësisht se nuk janë identike”.

Të dy palët janë pajtuar që Kuvendi duhet të ketë logo që nuk ngjashmëri me asnjë logo tjetër.

Po ashtu janë pajtuar që mjetet financiare të kthehen.

“Ndërsa, pas një takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kuvendit dhe operatorit ekonomik fitues, është konstatuar se logoja e përzgjedhur ka ngjashmëri me logon e krahasuar, pavarësisht se nuk janë identike. Të dy palët u pajtuan që Kuvendi i Kosovës duhet të këtë logo e cila nuk ka ngjashmëri me asnjë logo tjetër. E zyrtarisht u pajtua që të kthej mjetet financiare të pranuara nga Kuvendi, si dhe ka kërkuar që të kthej në pronësi të saj të drejtën e autorit të logos së propozuar.”

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë procedurën e re për përzgjedhjen e logos së Kuvendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023