Lëndimi i Mbappes më serioz sesa mendohej, mungon në derbi ndaj Atletico Madridit dhe disa ndeshje tjera

by Nexhat

Kylian Mbappe ka pësuar një lëndim në këmbën e majtë dhe do të mungojë për tre javë, duke munguar në derbin vendimtar të Madridit kundër Atletico Madridit .

Real Madridi do të përballet me rivalët e tyre të qytetit në stadiumin Wanda Metropolitano në një ndeshje kyçe në La Liga këtë fundjave.

Mbappe kishte kërkuar të zëvendësohet gjatë ndeshjes së fundit ndaj Deportivo Alaves për shkak të lodhjes së muskujve dhe do t’i mungoj Los Blancos.

Tifozët e Real Madridit janë të shqetësuar për mungesën e tij, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë e tij për ekipin.

Derbi është një ngjarje e rëndësishme në kalendar dhe dëmtimi i Mbappes është një goditje e madhe për skuadrën

Sipas faqes zyrtare të Real Madridit, Mbappe pësoi një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë dhe do të mungojë për tre javë

Francezi përveç ndeshjes me Atletico Madridin, do të humb edhe takimet me Lille dhe Valladolid.

Klubi do të shpresojë për një rikuperim të shpejtë për Mbappen, i cili është i etur për t’u rikthyer në aksion, por që rikthimi i tij pritet të vijë vetëm pas ndeshjeve ndërkombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023