“Mos urinoni”, SHBA dinë edhe ndryshe, kjo s’është shuplaka më e fortë, Shpend Ahmeti për deklaratat e ambasadorit karshi qeverisë

by Nexhat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, gjatë Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me një gjuhë popullore amerikane, e jo diplomatike siç njihen ambasadorët.

“Gjyshi im, njëherë thoshte dhe më falni për natyrën e pagdhendur të saj (thënies): Nëse dëshironi t’i bashkoheni një klubi, mos urinoni në dyert e shtëpisë së klubit”, ka deklaruar ambasadori amerikan

Këtë dekalratë e ka komentuar Shpend Ahmeti, duke thënë se në anglisht shprehja e ambasadorit ishte akoma më e ashpër.

Përkundër kësaj, Ahmeti në “Pressing” të T7, ka thënë se kjo nuk ishte “shuplaka më e madhe amerikane”.

Ai tha se SHBA-ja dinë edhe më ndryshe. Ahmeti përmendi edhe masat ndaj Kosovës.

“Unë nuk mendoj që kjo është shuplaka më e madhe, shuplaka më e madhe janë masat që po merren se ato po kanë kosto për krejt neve. Mendoj që butë janë ka na dënojnë kapak kapak, SHBA-ja dinë edhe më ndryshe. Dinë edhe më të ndërpre më shumë fonde e plotë gjëra tjera me i bë”.

“Në lajme e pash që tha mos urinoni me i tha troç, në gjuhën angleze nuk e ka thënë mos urinoni, por mos p’rni. Me thënë kështu, po kërkoj falje, në gjuhën angleze e ka thënë troç”, ka thënë Ahmeti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023