Pas skandalit që shpërtheu disa javë më parë në lidhje me shitjen e diplomave nga kolegji “Wisdom”, qeveria në mbledhjen e fundit të saj vendosi të mbyllë veprimtarinë e këtij institucioni arsimor.
Në vendimin e marrë thuhet se kolegji duhet të mbyllë veprimtarinë akademike për vitin 2023-2024 dhe të përgatisë dosjen për çdo student për t’i krijuar atij mundësinë e transferimit.
Gjithashtu, kolegji “Wisdom” do të duhet të kthejë dhe të gjitha detyrimet financiare që ka ndaj studentëve, shkruan A2.
9 persona janë arrestuar në Itali për mashtrim falsifikim, korrupsion e pastrim parash. Mes tyre është pronari i kolegjit universitar Wisdom në Shqipëri, i përfshirë në skandalin e shitjes së diplomave e kualifikimeve false. Mediat italiane shkruajnë se ai i ka dhënë ryshfet një zyrtari për akreditimin e kolegjit.