Xhaxhai Lulzim Fejzullahut: Duam drejtësi reale, e jo selektive

by Nexhat

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut 18 vjeçar nga Podujeva, Lulzim Fejzhullahu.

Xhaxhai i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu tha se ata si familjar kërkojnë  vetëm drejtësi.

“Prej 14 janarit më nuk jam mirë as psiqikisht e as fizikisht. Dhimbje tepërta nuk po mundem ti përballoj. Duam vetëm drejtësi reale jo selektive, po nëse s’ka drejtësi kom me thirr protestë gjithë popullore”, tha axha i të ndjerit.

Ai bëri të ditur se ka pasur kontakt me familjen e njërit prej të miturve që dyshohet se kanë kryer veprën penale.

“Me familjen Kadriu kemi pasur ndërmjetësim përmes hoxhallarëve dy herë nga një muaj besë, më kurrë. Me familjen Abdullahu jo. Le ta dinë të gjithë se borxh më kanë sa të kanë ymër”, tha Fejzullahu.

Ndërkaq avokati Tomë Gashi tha se familjarët e Lulzimit i besojnë drejtësisë dhe kërkojnë vetëm atë.

“Ndoshta është koha që Ministria e Drejtësisë të ndryshoj ligjin për të miturit sepse mund të jetë diçka ligjore por nuk është e drejtë. Sepse imagjinoni se nëse dikush vepron në formë të tillë dhe ka pak ditë, pak javë apo muaj më pak se personi që ja merr jetën ai ka shanse edhe për një jetë tjetër ndërsa viktima më nuk kthehet”, tha Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023