Zeka: Kosova aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019

by Nexhat

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arianit Zeka, tha se Kosova nuk është duke shënuar progres ekonomik. Ai tha se vendi aktualisht ka normën e rritjes ekonomike që e kishte para shpërthimit të pandemisë Covid 19.

“Jemi në njëfarë pozicioni kur po e mashtrojmë vetveten, në rend të parë po u referohem deklaratave të cilat vetë qeveria i bën sa i përket zhvillimit ekonomik, ka një nivel të lartë të vetëkënaqësisë, realisht rezultatet e dëshmojnë të kundërtën, pavarësisht thirrjeve tona të vazhdueshme…pra nëse analizohet sa ka qenë norma e inflacionit përgjatë viteve pothuajse të gjitha barazohen, domethënë flasim për rritje të qarkullimit në një normë të përafërt me normën e inflacionit përgjatë këtyre katër viteve të fundit, viti 2020, 2021, 2022 dhe 2023 dhe gjashtë muajt e parë të vitit 2024 që dëshmon se Kosova aktualisht e ka normën e rritjes ekonomike që e ka pasur në vitin 2019, para shpërthimit të pandemisë, para shpërthimit të luftës në Ukrainë”, tha Zeka.

Drejtori i OEAK-së u shpreh se ka pasur rritje të vëllimit të investimeve të huaja direkte, por këto investime nuk ndodhin në sektorë që do ta zhvillonin ekonominë.

“Megjithatë investimet vazhdojnë të tërhiqen në asete joproduktive domethënë në ata sektorë në të cilët kanë dominuar investimet e huaja edhe në vitin 2019 e më herët, sektorin e patundshmërisë, pasuar nga sektori i financave, duke ditur se sektori bankar dominohet nga institucione që janë të pronësi të bankave të huaja, i bije se kemi një ri-investim të fitimit të tyre për vitin përkatës, që do të thotë se ne nuk arrijmë të atraktojmë investime nga aktorë serioz”, tha Zeka në Rubikon të Klan Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023