Abdixhiku shkon në Krushevë të Madhe të Klinës, iu tregon banorëve për planin e LDK-së

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Krushevë të Madhe në Klinë ku është pritur nga familja Bakaj.

Ai e ka quajtur këtë një pritje të ngrohjtë dhe një tjetër thirrje për planin e LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se ka prezantuar idetë e LDK-së për familjen e fëmijët, pagat, si dhe çështje tjera.

“Asgjë si takimet me familjet kosovare. Sonte, qëndrova në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, në mikëpritjen e familjes Bekaj dhe kryetamiljarëve të këtij fshati. Një tjetër pritje e ngrohtë, një tjetër thirrje për planin tonë. I prezantova idetë e pakot tona për familjen e fëmijët, për pagat, për shtetin dhe vet rrugëtimin tonë afatgjatë. Përgjatë katër viteve të shkuara, Kosova ka ngecur. Qytetarët tanë, familjet kosovare, janë mashtruar e lënë në mëshirë të çmimeve të larta, pagave të ulëta, pasigurisë e vet propagandës. Shpresa e premtuar u është vjedhur. Me 9 shkurt ata flasin sërish. Ndryshimi është i mundshëm; e LDK dhe unë do të bëjmë çmos që atë ta jetësojmë në plotni”, ka shkruar Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy