Ambasadori rus i premton Vuçiqit fuqi mbrojtëse: Edhe kur është në pyetje Kosova e BeH  

by Nexhat

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko, tha se Rusia me të gjitha forcat e saj do ta mbrojë Serbinë edhe kur është në pyetje BeH dhe Kosova.

 Boçan-Harçenko në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare në Beograd, ku mbajti një leksion mbi “Marrëdhëniet dypalëshe ruso-serbe në rrethanat aktuale gjeopolitike”.

banner

Zyrtari rus ka hedhur akuza drejt Perëndimit derisa ka thënë se është në anën e Beogradit kur është në pyetje Kosova.

“Nuk ka asnjë çështje të vetme që Perëndimi e ka zgjidhur me kënaqësi në rajon ose që është zgjidhur plotësisht që nga viti 1991. Jo vetëm BeH dhe Kosova, të cilat janë krizat më të mëdha, por edhe tensionet me Kroacinë”.

Bocan-Harchenko tha se Serbia mbetet partnere e Rusisë dhe theksoi se Rusia do të vazhdojë të përdorë pozicionin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur interesat e Serbisë në Këshillin e Sigurimit.

“Ne jemi me Beogradin sa i përket Kosovës. Ne do të vazhdojmë të përdorim pozicionin tonë si një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pavarësisht nga dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbetet terreni kryesor i diskutimit për Kosovën – tha Bocan-Harchenko

Ai tha se kriza e pazgjidhur rreth Kosovës mbetet një rrezik për Ballkanin dhe më gjerë.

Bocan-Kharchenko tha se gjëja më e rëndësishme është se Serbia nuk pranoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë, të cilat Perëndimi i vendosi në vitin 2022, dhe tha se një veprim i tillë i Serbisë është një bazë e mirë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe se ka një interesi i Moskës për zhvillimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Ai iu referua edhe fjalimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe njoftoi se Vuçiq kishte një fjalim të guximshëm dhe se pozicioni i Serbisë dallohet nga një sërë vendesh që vetëm kolektivisht përsërisin atë që thotë Perëndimi.

Ai tha se Vuçiq ka qëndrim konsistent ndaj bashkëpunimit me Rusinë.

“Qëndrimi i tij për Kosovën është gjithashtu shumë konsistent dhe i vendosur. Që nga dita kur Rusia ishte në Grupin e Kontaktit, ne e dimë se sa e vështirë është të mbrosh pozicionin e dikujt nën presionin e Perëndimit”, tha Bocan-Kharchenko

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy