Federata Shqiptare e Futbollit të enjten mbrëma publikoi në “Facebook” një fotografi të Ylber Ramadanit e Marash Kumbullës gjatë një dueli me një lojtar kundërshtar.
Por komentet ishin plotësisht kundër Armand Dukës dhe FSHF-së, pasi priet që së shpejti të zyrtarizohet Evropiani U21 i vitit 2027 që do të organizohet nga Shqipëria e Serbia
FSHF-ja fillimisht e la të hapur mundësinë e komentimit.
Por pasi të gjitha komentet ishin fyese ndaj Dukës e FSHF-së, Federata Shqiptare limitoi mundësinë e komentimit
Një numër i madh i personaliteteve sportive në Kosovë nuk e kanë pritur mirë bashkëpunimin e FSHF-së me Federatën Serbe të Futbollit për organizimin e këtij eventi.