BDI: Koha për hezitim ka mbaruar, ndryshimet kushtetuese të bëhen tani

by Nexhat

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas informacioneve se Shqipëria do të ndahet nga RMV në rrugën drejt BE-së dhe pritet që së shpejti të nis negociatat. Nga BDI thonë se skadimi i afatit për ndryshimet kushtetuese është moment kritik.

“Nuk ka më vend për vonesa, justifikime apo manipulime që do të pengojnë të pashmangshmen. Ndryshimet kushtetuese nuk janë thjesht një detyrim ligjor; ato janë një detyrim moral dhe strategjik që siguron që vendi ynë të mbetet në rrugën e integrimit evropian. BDI gjithmonë ka qenë garantuese e këtij procesi, dhe ne nuk do të lejojmë që bllokadat politike të pengojnë të ardhmen e qytetarëve tanë. Koha për hezitim ka mbaruar

banner

“Ne i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të tjerë politikë, që të veprojnë me përgjegjësi, pjekuri dhe vendosmëri në interes të qytetarëve dhe shtetit. Kjo përfshin përmbushjen e angazhimeve të përcaktuara në kornizën negociues dhe miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të nxisin hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit në BE”.

“Është e qartë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është brenda Bashkimit Evropian. Ne duhet të sigurohemi që veprimet tona pasqyrojnë vullnetin e popullit dhe sakrificat e bëra për dekada për të siguruar një të ardhme demokratike dhe të begatë. Narrativa e frikës dhe politikave ditore duhet rë përfundojë; tani është koha për udhëheqje dhe vizion”, thonë nga BDI.

Më tej shtojnë se ata si parti mbeten të vendosur në pozicionin e tyre që ndryshimet kushtetuese të bëhen tani.

“Përgjegjësia jonë nuk është vetëm ndaj votuesve tanë, por ndaj gjithë vendit. I bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vënë interesat e Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të saj në radhë të parë dhe të veprojnë në përputhje me aspiratat evropiane që na bashkojnë të gjithëve. Afati ka kaluar, por përgjegjësia mbetet. Koha për përgjigje të qarta dhe veprime vendimtare është tani”, thonë nga BDI

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy