Ervin Salianjit i caktohet nesër prokurori i cili do të ekzekutojë procedurat për arrestimin e tij

by engel

Ditën e nesërme pritet ekzekutimi i vendimit për dënimin e deputetit të PD-së, Ervin Salianjit, me 1 vit burg. Nesër në mëngjes do t’i caktohet çështja me short prokurorit të ekzekutimeve dhe më pas ai do të bëjë procedurën sipas afateve ligjore.

Gjykata e Apelit ditën e sotme la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin e Salianjit me 1 vit burg për dosjen ‘Babale’.

Dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge. Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.

Pranverën e vitit 2018, Partia Demokratike botoi 2 audioregjistrime, në të cilat dëgjohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara, por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, ishte Fredi Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin për shpërblime që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”.

Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës, por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i një ministri.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetëri Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.

Ndonëse u dënua me burg, Salianji nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie, ndërsa mëkatin e një skenari që e përndoqi për 6 vjet, tashmë do ta shlyejë përfundimisht me 1 vit burg, duke nisur nga dita kur imunteti i tij të bjerë në këshillin e mandateve./EuroNews Albania

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023