Hamza: Dialogu s’është temë e lehtë dhe as proces popullist që të jep hapësirë me konvertu në votë

by Nexhat

Bedri Hamza ka folur për dialogun dhe prioritetet e tij si kandidat për kryeministër nga radhët e PDK’së.

Hamza thotë se prioritetet e tij janë: interesi i shtetit, partitë politike dhe pastaj individët brenda partive.

banner

“Si shtet duhet të sillemi të përgjegjshëm. Dialogu nuk është proces populist që shumë ta jep hapësirën me konvertu në votë, nëse don me qenë korrekt me interesin e shtetit. Për mua prioritet janë të qarta, interesi i shtetit, partitë politike dhe pastaj individët brenda partisë politike”, tha Hamza.

Tutje, kandidati i PDK’së për kryeminstër thotë se dialogu nuk është temë e lehtë, mirëpo si Kosova duhet të sillet përgjegjshëm në raport me marrëveshjet që i ka bërë.

“Dialogu s’është temë e lehtë, s’ka qenë as për qeveritë e kaluara as për këtë aktualen. Na mundemi me vendos si prioritet kudo, ama është problem real dhe është temë në tavolinë. Veriu është tepër I rëndësishëm, është pjesë integrale e Kosovës, por është një përqindje e caktuar e problemeve në rport me problem që I ka Kosovë që besoj se do të kemi mundësi me i trajtu”.

Madje Hamza thotë se në disa raste ka pasur edhe regres, që sipas tij, atëherë është përmendur njohja e ndërsjelltë, ndërsa sot thotë se përmes dialogut po mundësohet vetëm normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk thash që nuk asnjë arritje, por jo arritje dhe progress domethënës, në segmente të caktuara kemi lëviz në regres. Psh, deklaratat e partnerëve kanë qenë që në fund ky process të përfundojë me njohje të ndërsjelljtë. Nëse i referohemi letrat e presidentëve Trump dhe Biden është njohja reciproke mes dy vendeve, tash dokumentet dhe marrëveshjet që unë i kam dëgju do të thotë nuk po flasim për këtë fazë, por për një normalizim të raporteve, disa hapa, disa marrëveshje që len hapësirë prapë në të ardhmen për njohjen e ndërsjelltë me pas tema të caktuar”, tha ai në Debat Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy