Hamza mohon se ka përçarje brenda PDK-së: Janë spekulime

by Nexhat

Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka mohuar se ka përçarje brenda partisë, duke theksuar se PDK është partia më e unifikuar në Kosovë.

Në Tv Dukagjini Hamza theksoi se brenda strukturave të partisë ekziston unitet i plotë, si dhe një komunikim i ngushtë mes anëtarëve

Hamza u shpreh i sigurt se PDK-ja është gati për zgjedhje dhe se ajo mbetet partia më e unifikuar në Kosovë.

“E them me siguri të plotë që brenda PDK-së ka unitet të plotë. Ne përveç që jemi të njëjtës parti me pjesën dërmuese jemi miq e shok. Dhe atë jo për një kohë të shkurt po për dekada. Ka dallim në moshë. Por sa i përket stazhit politik, pjesa më e madhe i kanë më shumë se 20 vjet në PDK. Dhe jam i lumtur që kam një komunikim, mbështetje. PDK është mirë e përgatitur. Ne kemi arritur që gjithë degët t’i krijojmë shtabet zgjedhore, t’i krijojmë nën-shtabet zgjedhore. Dhe pa ndonjë dilemë jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka deklaruar Hamza

“Sa i përket fjalëve që nuk ka unitet brenda PDK-së, për njerëz jashtë strukturave, jashtë vendimmarrjes së PDK-së unë nuk e di. Mund të flet dikush. Por për Kryesinë e PDK-së për Këshillin Drejtues, Kuvendin, në nivel të degëve është një përkrahje dhe një unitet i plotë. Është partia më e unifikuar në nivel të Kosovës”, ka thënë Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023