Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i preferueshëm se ai me LVV-në

by Nexhat

Bedri Hamza, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, ka theksuar gjatë një debati se nuk vendos “vija të kuqe” për asnjë parti sa i përket formimit të koalicioneve qeverisëse.

Megjithatë, ai pranoi se një

banner

“Në vitin 2019 këtu në Debat Plus nuk kam vendosur vija të kuqe, pse? Të gjitha partitë janë të Kosovës. Partitë i votojnë qytetarët e Kosovës,” tha Hamza, në “Debat Plus”, duke shtuar se nuk i përjashton asnjë parti nga diskutimi për bashkëpunim.

Hamza shtoi se përparësia e tij është që të krijojë koalicion me LDK-në për shkak të afërsisë programore dhe politikave të përbashkëtakoalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) do të ishte më i preferuar se një me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV)

“Për mua koalicion i preferuar për shkak të programit, koncepte politike është më i pranueshëm me partitë në opozitë, me LDK-në,” u shpreh ai.

Sidoqoftë, ai nënvizoi se nuk preferon një koalicion me LVV-në për shkak të dallimeve konceptuale dhe historisë së marrëdhënieve të mëparshme.

“Me LVV-në, për shkak të dallimeve konceptuale, të kaluarës, nuk është koalicion i preferuar,” sqaroi Hamza, duke theksuar se “vijat e kuqe” janë treguar të paqëndrueshme dhe nuk do të ndjekë këtë qasje.

“Nuk e kam bërë të kaluarën dhe nuk e bëj as sot, kur e kam parë sot që kanë dështuar.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy